Epopeja e UÇK-së: Veteranët e pakënaqur bojkotuan mbledhjen

Epopeja e UÇK-së: Veteranët e pakënaqur bojkotuan mbledhjen

Në takimin e parë të mbyllur për media të Këshillit Organizativ të Epopesë së UÇK-së, u diskutua për agjendën e aktiviteteve të datave 5, 6 dhe 7 mars.

Fadil Nura, nënkryetar i komunës së Skënderajt, theksoi aktivitetet kryesore si parakalimi i FSK-së, homazhet dhe organizimet në Skenderaj.

Gjithashtu, në ditën e parë do të mbahet ligjëratë në shkolla dhe nderime në kuvendet komunale.

Nura zëvendësoi Sami Lushtakun, i cili mungoi për shkak të angazhimeve të tjera.

Pas takimit, u shprehën pakënaqësi për mungesën e përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, duke pretenduar se ftesa kishte qenë urdhëruese.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-së, shprehu pakënaqësinë duke thënë se ftesat nuk duhet të bëhen në këtë mënyrë dhe se duhet të respektohen procedurat e duhura.

Nisin përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe logoja zyrtare

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti