Prishtinë: Arrestohen dy të rinj për vjedhje të rënda, dërgohen në mbajtje

Prishtinë: Arrestohen dy të rinj për vjedhje të rënda, dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se  i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë, raporton Periskopi.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se “janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar”.

“Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet. Personat e dyshuar janë: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kurse, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Policia njofton se “të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti