Fjalimi i Trumpit do të mbahet mend në historinë e SHBA-së për një arsye – nata kur u thye rekordi i Clintonit

Presidenti amerikan, Donald Trump mbajti të martën në mbrëmje, sipas kohës amerikane, një fjalim për “Gjendjen e Kombit” dhe rezultoi se ai ishte njëkohësisht edhe fjalimi më i gjatë në historinë e SHBA-së.
Fjalimi i Trumpit të martën zgjati rreth 1 orë e 48 minuta, duke e bërë atë fjalimin më të gjatë para Kongresit në të paktën 60 vitet e fundit.
Me këtë ai theu rekordin që e kishte vendosur vetë vitin e kaluar, kur foli për 1 orë e 39 minuta në atë që teknikisht nuk ishte fjalim për Gjendjen e Kombit. Para kësaj, rekordin e mbante ish-presidenti Bill Clinton për fjalimin e tij mbi Gjendjen e Kombit në vitin 2000, i cili zgjati 1 orë e 28 minuta.
Fjalimi më i shkurtër në 60 vitet e fundit ishte ai i ish-presidentit, Richard Nixon për Gjendjen e Kombit në vitin 1972, i cili zgjati vetëm 28 minuta.
Kohëzgjatja e fjalimit përfshinte pauza të gjata për duartrokitje, ndërprerje, përshëndetje të të ftuarve dhe brohoritje për përfaqësuesen amerikane të hokejit në akull për meshkuj, fituese e medaljes së artë olimpike, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
