Ky është polici i Tiranës që dyshohet që tentoi të trafikonte 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Ky është polici i Tiranës që dyshohet që tentoi të trafikonte 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Personi që shikoni në foto është efektivi i Policisë së Shtetit, Aurel Kaziu, i cili u pezullua nga detyra pasi u ndalua në pikën kufitare të Merdarës me rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se po tentoheshin të kalonin nga Serbia në Kosovë.
Kaziu, i cili ushtronte funksionin e inspektorit për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 5 në Tiranë, u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, Ardit Laskën dhe Etnik Ahmaxhokajn. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet në Kosovë, ekzistojnë dyshime se shuma e konsiderueshme e parave mund të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme, raporton JOQ Albania, transmeton Periskopi.
Në urdhrin për pezullim theksohet se efektivi nuk kishte informuar strukturat drejtuese për lëvizjet e tij jashtë territorit shqiptar, një shkelje që rëndon pozicionin e tij disiplinor. Ndërkohë,
hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e shumës së sekuestruar dhe rolin konkret të secilit prej të ndaluarve.
Burime bëjnë me dije se më herët Kaziu ka qenë i angazhuar në sektorin e transportit të mallrave, ndërsa tashmë përballen me procedura administrative dhe hetimore që mund të kenë pasoja të rënda ligjore./Periskopi
https://www.periskopi.com/u-arrestua-ne-merdare-me-1-milion-euro-pezullohet-nga-detyra-polici-i-komisariatit-5-ne-tirane/
# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti