Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Pas Big Brother, Egli Tako: Familja nuk më ka dhënë dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Egli Tako ka dhënë një intervistë së fundmi në “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku nuk munguan komentet rreth Big Brother VIP.

Këngëtarja dhe moderatorja ndau disa sekrete, por gjithashtu edhe projektet e saj më të reja dhe si në ‘vorbullën’ e reality shou-t që jemi nuk la pa përmendur edhe se kë banor sheh ajo fitues të këtij edicioni.

E pyetur rreth Big Brother-it të saj dhe komenteve të publikut, Egli nuk hezitoi të përgjigjej.

“Unë nuk mendoj se kam përcjellë negativitet atje brenda, në fakt unë ajo jam. Dhe nuk është se mbaj ndonjë inat të madh me njerëzit që nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua ose që nuk i përkrahin ca veprime se mbase vërtet nuk ka qenë për t’u përkrahur”, tha ajo.

Tutje shtoi: “Të gjithë bëjmë ndonjëherë veprime të gabuara. Mund të jetë edhe problemi im, por prandaj ndonjëherë bie dakord me veten dhe i mirëkuptoj. Mua në fund të ditës edhe familja ime nuk është se më ka dhënë dorën dhe më kanë thënë ‘sa bukur e bëre’”.

Egli ka qenë pjesë e edicionit të kaluar të Big Brother, ku fitues u shpall Gjesti.

E njëjta ka qenë temë diskutimi gjatë gjithë atij formati për sjelljet dhe lojën që ka bërë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti