Mbretëria e Bashkuar me politika të reja për viza – përfshihet edhe Kosova

Nga sot, në Mbretëri të Bashkuar kanë hyrë në fuqi ligjet e reja për vizitorët.
Me këtë rast, të gjithë ata që duan të vizitojnë Britaninë, përveç britanikëve dhe irlandezëve, përfshirë ata me shtetësi të dyfishtë, do të kenë nevojë për një vizë elektronike, ose një ETA.
Edhe qytetarët e Kosovës, rëndom si shtetasit tjerë, së pari zgjedhin llojin e vizitës në Mbretëri, qoftë për turizëm, studime, punë, transit apo bashkim familjar.
Më pas, vijohet me providimin e informacioneve të nevojshme, në bazë të kërkesës së qeverisë britanike.
Një vizë standarde për vizitorë kushton 127 paundë për deri në 6 muaj.
Afati më i hershëm që mund të aplikoni është 3 muaj para udhëtimit.
“Nëse vizitoni Mbretërinë e Bashkuar rregullisht, mund të zgjidhni të aplikoni për një vizë standarde afatgjatë për vizitorë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë britanike./Periskopi/
