“Kishte thuajse një vit në detyrë”, dalin detaje të reja për policin që u kap me 1 milion euro në Merdarë

Polici i Shqipërisë, Aurel Kaziu, u arrestua të martën në Kosovë pasi u kap me një milion euro të padeklaruara në automjetin e tij.
Pas arrestimit, ai u pezullua menjëherë nga detyra.
Sipas Top Channel, polici ishte në detyrë për pak më pak se një vit dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga grupe kriminale për transportimin e parave drejt Shqipërisë.
“I arrestuari është një polic i ri, agjent i krimeve, i fejuar dhe me familje. Dyshohet se është përdorur nga grupet kriminale për transportin e parave,” thuhet në raportin,
Rasti vijon të hetohet nga autoritetet për të përcaktuar të gjithë zinxhirin kriminal dhe përfshirjen e policit të arrestuar./Periskopi
