Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Policia ka arrestuar në Novobërdë 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ndodhi të mërkurën.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti