Spiropali e takon Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së, Ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, të cilin tha se e uroi për “zgjedhjen në krye të PDK-së dhe për besimin që elektorati i ka dhënë kësaj force politike në dy zgjedhjet e vitit 2025”.
Ajo përmendi në një postim rolin “historik dhe politik” të PDK-së.
“Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë. Ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake — përballë historisë dhe përballë ndërgjegjes kombëtare”, shkroi Spiropali.
“Përgëzoj kontributin konstruktiv të PDK-së dhe të partive të tjera në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja. Stabiliteti institucional është interes i përbashkët”, shtoi ajo.
Spiropali thotë se “Shqipëria mbetet pranë Kosovës — në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon”.
Postimi i plotë:
