“Më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”, Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion

“Më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen”, Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të vendoset edhe fati i Belinda Ballukut, nisi me kritika të forta ndaj sistemit të drejtësisë. Kryeministri Edi Rama e konsideroi pezullimin e një ministri si një ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv dhe kritikoi drejtpërdrejt prokurorët e SPAK, duke thënë se lëshojnë fletëthirrje “si bileta teatri”, në garë për mandatin e ardhshëm të institucionit.

Ai pohoi gjithashtu se Belinda Balluku i ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, por ai e ka refuzuar kategorikisht.

RamaDua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë edhe pa praninë e publikut përmes medias.
Belinda Balluku më ka dorëzuar dorëheqjen 3 herë. Që kur ju ngrit akuza në fillim. Ndërkohë që të gjitha tenxheret bëjnë llogaritë, akuza nuk është për korrupsion. Nuk ka akuzë për korrupsion, por për pabarazinë në tender.

Pastaj ma ka sjellë dorëheqjen me shkrim kur u bë pezullimi. Dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga Gjykata Kushtetuese. E kam hedhur unë poshtë idenë e dorëheqjes kategorikisht.

Pse vlen kjo të përsëritet dhe dua ta ndaj publikisht? Sepse kam bindjen që në këtë fazë revolucionare të jetës institucionale të vendit, drejtësia në Shqipëri duhet ta shijojë demokracinë.

Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike sa herë ngrihet një akuzë. Duhet të bëjmë secili punën tonë. Ne tonën, drejtësia të vetën.
E di unë shumë mirë edhe teorinë dhe praktikën europiane të dorëheqjes morale, që nuk praktikohet edhe në Europë gjithmonë njësoj.

Por sot në Shqipëri, përmes SPAK-ut, drejtësia ka nisur të bëjë një dëm serioz mbi administratën duke përmbysur parimin e shenjtë të prezumimit të pafajësisë.
Është kollaj të thuash, në Gjermani një ministër i akuzuar jep dorëheqjen, por kjo nuk ndodh në Itali, madje në Francë ministri i drejtësisë qëndroi në zyrë me një akuzë shumë të rëndë dhe mori edhe pafajësinë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti