Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë.
Gashi deklaroi se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi Gashi.
