Rrahje në “Bregun e Diellit” – Katër persona u dërguan në mbajtje, të gjithë shtetas të Afganistanit

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me përleshjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku katër persona përfunduan në prangat e Policisë.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, pas një mosmarrëveshjeje që fillimisht ka nisur si konflikt verbal dhe më pas ka eskaluar në përleshje fizike mes katër të dyshuarve, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Afganistanit
Gjatë rrahjes dyshohet se është përdorur edhe një mjet i mprehtë – thikë. Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë sekuestruar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit.
Me vendim të prokurorit të rastit, pas intervistimit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Raporti i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë 26.02.2026 – 20:40. Pas një mosmarrëveshje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Periskopi
