Zhegrova drejt largimit, riorganizim te Juventusi pas eliminimit nga Champions League

Zhegrova drejt largimit, riorganizim te Juventusi pas eliminimit nga Champions League

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së verës, sipas mediave italiane, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në repartin ofensiv. Lajmi vjen në kuadër të një riorganizimi të mundshëm pas një merkatoje të verës që nuk dha rezultatet e pritura dhe pas eliminimit nga Champions League.

Trajneri Luciano Spalletti, pas një mbledhjeje me drejtuesit e klubit, ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2028, por ka marrë vendime për largime të disa lojtarëve, mes të cilëve përmenden Edon Zhegrova dhe dyshja Openda-David. Lëvizjet e verës do të prekin të gjitha repartet, megjithëse nuk pritet një revolucion i plotë në skuadër.

Drejtuesit e Juventusit kanë identifikuar disa nevoja kryesore: një qendërsulmues i aftë për të shënuar gola, një mesfushor për t’u bashkuar me Locatellin dhe Thuram, që konsiderohen të pazëvendësueshëm, si dhe një mbrojtës i nivelit të lartë. Nuk përjashtohet gjithashtu largimi i njërit prej portierëve aktualë, duke marrë parasysh performancat jo të qëndrueshme gjatë sezonit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti