‘Javelin’ arrin në Shqipëri, ambasada amerikane e sheh si tregues të angazhimit në rajon

Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr në Shqipëri janë dorëzuar sot sistemet raketore Javelin, si pjesë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas mediumit Shqiptarja.com.
E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn, e ka konsideruar këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s.
“Kjo ceremoni shënjon një hap shumë të rëndësishëm në partneritetin tonë që vijon”, ka thënë Horni.
“Kjo marrëdhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”.
“Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë, është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre”.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara dua gjithashtu të kërkoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misionet ndërkombëtare në mbarë botën”, vijoi Van Horn./Periskopi
