Çitaku i reagon Kurtit: Takimi nuk ishte për pazare, por për zgjidhje institucionale-shumica të reflektojë

Çitaku i reagon Kurtit: Takimi nuk ishte për pazare, por për zgjidhje institucionale-shumica të reflektojë

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka publikuar një postim në të cilin thekson se takimi i kryetarit të partisë, Bedri Hamza, me kryeministrin Albin Kurti nuk ka pasur për qëllim “pazare politike”, por ofrimin e mundësive reale për të dalë nga krizat e vazhdueshme politike.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se takimin me Kurtit, Kryetari Hamza ka shkuar jo për të bërë pazare

“Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese. Këtë e kemi dëshmuar në momentet më të vështira të vendit dhe këtë përgjegjësi e mbajmë edhe sot.Në takimin me z. Kurti, Kryetari Hamza ka shkuar jo për të bërë pazare, por për të ofruar mundësi reale për të dalë nga ky cikël i pafundëm krizash politike në të cilin jemi katandisur prej kohësh. Kemi shkuar me seriozitet, me përgjegjësi dhe me vullnet për zgjidhje.Ne kemi qenë të gatshmën të ofrojmë kandidatura që do të garantonin siguri institucionale, balancë politike dhe, mbi të gjitha, personalitete që do të ishin garant të rendit kushtetues. Nuk kemi shkuar për të ofruar kundërkandidat formal për hir të inatit apo për konsum ditor politik”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka b bërë thirrje që shumica parlamentare “të reflektojë” dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen e Presidentit.

“Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se secili prej nesh. Zgjedhja e Presidentit, nuk është test force mes partive, por është moment që përcakton stabilitetin institucional, besimin qytetar dhe orientimin tonë shtetëror.Tani është koha që shumica parlamentare të reflektojë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Kurti do kuorum në seancën për Presidentin, i gatshëm t’ia sigurojë PDK’së 8 nënshkrime që ajo të dalë me kandidatin e saj

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti