Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë pranveror, megjithatë mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica.
Temperaturat pritet të luhatën nga -2 minimalja deri në 16 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela pritet të karakterizohet me stabilitet të plotë atmosferike në të gjitha viset. Mëngjesi lokalisht do të jetë me ngrica, ndërsa dita kryesisht me diell dhe e ngrohtë pranverore. Në disa vise të Shqipërisë priten pak më shumë vranësira, por pa reshje atmosferike.
Fillimi i javës së re pa reshje atmosferike, por pritet të ketë kalime më të shpeshta vranësirash. Të martën e sidomos të mërkurën mund të paraqiten kushte edhe për reshje lokale shiu e bore në viset më të larta malore./MeteoBallkan
