“Po tutum mos po na shfaqet zhuga”-Që 5 ditë pa ujë afro 60 shtëpi në Gjilan, ankohen banorët

“Po tutum mos po na shfaqet zhuga”-Që 5 ditë pa ujë afro 60 shtëpi në Gjilan, ankohen banorët

Lagjia “Dheu i Brdhë” në Gjilan, ka mbetur pa ujë të pijes që 5 ditë si pasojë e shpërthimit të një gypi.

Një banor i tha Periskopit se janë në hall pasi nuk kanë ujë t’i kryejnë as nevojat më elementare.

“Jam i banor i lagjes Dheu i Bardhe ne Gjilan. Nga dita e enjte, nuk kemi uje te pijes, si pasoje e shperthimit te nje gypi. Kontakti me KRU Hidromorava eshte i dobet, sepse pergjigja e tyre eshte “nuk kemi pjese rezerve”. Jemi afer 50-60 shtepi qe jemi te prekur nga ky demtim. 5 dite pa uje, pa pastrim, pa higjiene. Po kemi frike se po shperthen zhuga/zgjeba”, tha një lexues i Periskopit

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti