“E adhuroj këtë ekip, e adhuroj këtë futboll”, Zhegrova në qiellin e shtatë

Edon Zhegrovës më në fund i është rikthyer buzëqeshja.
Ylli kosovar ka shkëlqyer mbrëmë në barazimin e Juventusit me Romën me rezultat 3:3 teksa vinte nga një mesjavë e errët për atë rastin e humbur ndaj Galatasarayt në “play-off” të Ligës së Kampionëve.
E “luani” i shfaqi vlerat e tij përsëri mbrëmë duke u bërë protagonist në minutat që ia dha në dispozicion trajneri Luciano Spalletti, shkruan Express, transmeton Periskopi.
Teksa “Bianconeri” po humbisnin 1:3, ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet u përfshi në dy golat e “Bardhezinjve” për t’u barazuar rezultati në fund, 3:3.
E pas lojës 26-vjeçari ishte në qiellin e shtatë dhe nuk e fshehu gëzimin e madh për imaktin që e pati në fushën e blertë.
“Zhegrova në jetën reale. E adhuroj këtë skuadër. E adhuroj këtë futboll. Forca Juve gjithmonë”, shkroi përfaqësuesi kosovar në rrjetet sociale.
Në kohën sa Zhegrova ishte në fushë në këtë sezon në ekipin e Juves, “Bardhezinjtë” i kanë shënuar 15 gola dhe “Messi i Kosovës” ishte i përfshirë në 9 prej tyre.
Ndonëse nuk luajti shumë, sa herë që iu dha rasti futbollisti anësor ofanziv është munduar t’i tregojë vlerat e tij.

