Katari në rrezik, zbulohen dy opsionet për t’u luajtur Finalissima

Tensionet politike në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten dhe situata e sigurisë ka vënë në alarm edhe botën e futbollit.
Organizatorët e Finalissimas, CONMEBOL dhe UEFA, po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Katar, pasi raketat e lëshuara nga Irani kanë fluturuar mbi hapësirën ajrore të Katarit në orët e para të mëngjesit.
Për këtë arsye, po shqyrtohen alternativa të tjera për zhvillimin e Finalissimas, pasi ideja është që ndeshja të luhet pavarësisht situatës.
Përveç aspektit financiar, kalendari i kombëtareve vazhdon në mars, sidomos në Evropë dhe Amerikë, ku do të zhvillohen edhe ndeshjet eliminatore për vendet e fundit në Kupën e Botës që do të mbahet në Meksikë.
Dy qytetet që aktualisht konsiderohen me më shumë gjasa për të zëvendësuar Katarin janë Londra dhe Miami.
Londra ka avantazhin e afërsisë dhe sigurisë. Anglia konsiderohet një vend i qëndrueshëm nga pikëpamja e sigurisë dhe shumica e lojtarëve të Argjentinës dhe Spanjës aktivizohen në Evropë, çka do ta bënte logjistikën më të lehtë.
View this post on Instagram
Për më tepër, Londra ka edhe vlerë simbolike për argjentinasit, pasi aty u zhvillua edicioni i parë i Finalissimas në vitin 2022, kur Argjentina mposhti Italinë 3-0 dhe Lionel Messi ngriti trofeun. Edhe nga perspektiva e tifozëve, kryeqyteti anglez shihet si zgjedhje ideale, duke pasur parasysh se shumë prej tyre jetojnë në Evropë dhe do ta kishin më të lehtë udhëtimin.
Nga ana tjetër, Miami është një destinacion me përvojë në organizimin e eventeve madhore. Stadiumi Hard Rock Stadium do të presë shtatë ndeshje të Kupës së Botës dhe ka organizuar edhe finalen e Copa America 2024, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Megjithatë, ekzistojnë disa shqetësime: distanca e madhe do të kërkonte udhëtime të gjata për ekipet dhe fakti që turneu do të luhej në Amerikë, një nga vendet e përfshira në konflikt, shton pasigurinë.
Për momentin, Katari nuk është përjashtuar zyrtarisht si organizator, por është e qartë se alternativat po analizohen seriozisht. Vendimi përfundimtar pritet të merret në varësi të zhvillimeve të sigurisë në rajon./Periskopi
