Frikë nga Mossad, teoritë e përhapura pas eliminimit të Khamenei me shokë: GPS edhe në dhëmbë

Frikë nga Mossad, teoritë e përhapura pas eliminimit të Khamenei me shokë: GPS edhe në dhëmbë

Brenda ditës Izraeli i dha fund karrierës së gjatë të kryeterroristit Ali Khameneit, udhëheqës i Republikës Islamike në Iran. Deri në arritjen e planit iu deshën 15 vite investim për lokalizimin që i qojë në ekzekutimin e tij.

Përveç “modelit të jetesës” që vazhdimisht ishte nën vëzhgim, janë përhapur teori të shumta, ku në mesin e tyre thuhet se Agjencia e Inteligjencës së Izraelit, Mossad, përdori dentistët ku përmes implantit dentar i vendosur në gojën e Khameneit të vendoste pajisje të fshehur gjurmimi, GPS mola, që kryesisht vendosej në dhëmbin e pasmë.

Implantet dentare të tilla janë të forta dhe qëndrojnë në dhëmb shumë vite ku çipi fiksuar në to mund të qëndrojë i fshehur pa u vënë re.

Sipas këtyre teorive vendosja e çipit në gojën e liderit terrorist ia ka transmetuar vendndodhjen e tij dhe një pjese të elitës, agjencive të huaja të inteligjencës.

Përveç kësaj Izraeli përdori mjete të Inteligjencës Artificiale, së bashku me algoritmet, për të renditur sasi të mëdha informacioni që u mblodhën rreth udhëheqjes iraniane dhe lëvizjeve të saj transmeton Gazeta Metro.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti