Buzhala: Kurtit do t’i kushtojë eliminimi i Vjosës, VV-ja nuk kalon mbi 32% në zgjedhje

Buzhala: Kurtit do t’i kushtojë eliminimi i Vjosës, VV-ja nuk kalon mbi 32% në zgjedhje

Berat Buzhala parashikon një rënie të frikshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e reja potenciale në rast se nuk e propozon Vjosa Osmanin për presidente.

Komentatori politik tha të martën në një bisedë me gazetarin Arian Çani në MCN TV se kryeministrit Albin Kurti do t’i kushtojë përpjekja për “eliminimin” e Osmanit nga skena politike.

Sipas Buzhalës, Kurti nuk do të shkojë mbi 32 për qind në zgjedhjet e ardhshme.

“Do t’i kushtoj sepse po të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, Albini nuk e kalon më 32%-shin sepse nëse futesh në rrjetet sociale e sheh një masë të frustruar të cilët nuk po mund të besojnë që Albini nuk po e propozon Vjosën. Ata janë komplet të tronditur dhe të hutuar se çfarë po ndodh”, tha ai.

Gazetari Buzhala u shpreh se e sheh të vështirë zgjidhjen e çështjes së presidentit, e cila kërcënon vendin me rrezikun e një ngërçi të ri politik dhe institucional./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti