Irani lëshon raketë drejt Turqisë, shkatërrohet në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO

Irani lëshon raketë drejt Turqisë, shkatërrohet në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike në fjalë u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën ajrore turke.

Sipas të njëjtave burime, fragmenti i raketës që ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay u identifikua si një municion i mbrojtjes ajrore që interceptoi kërcënimin në ajër.

Nuk pati viktima ose të plagosur në incident.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti