LeBron James thyen një tjetër rekord historik në NBA

Ylli i basketbollit LeBron James ka vendosur një tjetër rekord në NBA, duke hyrë sërish në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Basketbollisti i Los Angeles Lakers arriti të tejkalojë rekordin e legjendës Kareem Abdul-Jabbar për numrin më të madh të koshave të shënuar nga fusha në NBA, një rekord që kishte qëndruar për 37 vjet.
James e arriti këtë shifër gjatë ndeshjes ndaj Denver Nuggets, kur në çerekun e parë realizoi një gjuajtje nga gjysmë distanca, duke shënuar momentin historik në karrierën e tij.
