Zyrtari iranian: Vendet që i bashkohen SHBA-së dhe Izraelit do të jenë objektiva të Iranit

Zyrtari iranian: Vendet që i bashkohen SHBA-së dhe Izraelit do të jenë objektiva të Iranit

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, tha se Teherani “i kishte informuar tashmë evropianët dhe të gjitha vendet e tjera se duhet të jenë të kujdesshëm që të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”.

Ai paralajmëroi se nëse ndonjë vend “i bashkohet Amerikës dhe Izraelit në agresionin kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu objektiv legjitim për hakmarrjen e Iranit”, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Takht-Ravanchi tha se zyrtarët iranianë kishin “negociuar me mirëbesim” me SHBA-në, duke shtuar se “raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë të enjten e kaluar ishte një sukses” përpara se qeveria amerikane të shtunën “me ndihmën e regjimit izraelit, të fillonte një agresion kundër Iranit ”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian konfirmoi gjithashtu se Irani po godiste grupet kurde brenda Irakut fqinj , mes raportimeve se CIA dhe Mossadi po i armatosin këto grupe.

“Nëse ka nevojë për të mbrojtur sovranitetin tonë, patjetër që ne e bëjmë”, tha ai./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti