Osmani e pranoi se ia dha Kurtit datën e zgjedhjeve, Tahiri: Shokuese – I shërbeu kauzës së Kurtit

Shefi i GP të AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas skandalit të Presidentes Osmani, ku sot gjatë një interviste live deklaroi publikisht se ka qenë në sinkrom me Albin Kurtin rreth datë së zgjedhjeve të 28 dhjetorit të kaluar.
Tahiri përmes një postimi në Facebook është shprehur i shokuar, siç thotë ai, të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit”.
Postimi i plotë:
Për mua është bukur shokuese të dëgjoj se Presidentja Vjosa Osmani kishte vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të Albin Kurtit. Vendimi për datën e zgjedhjeve, 28 dhjetor 2025, ishte pikërisht data e kërkuar nga Kurti, ndonëse kundërshtohej nga partitë opozitare.
