Përfundon protesta në Jarinje

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se protesta në pikëkalimin kufitar në Jarinje – ka përfunduar.
Përmes një njoftimi zyrtar, QKMK-ja bën me dije se qarkullimi në këtë pikë po zhvillohet normalisht.
Ju njoftojmë se ka përfunduar protesta në PKK Jarinjë (në territorin e Serbisë) dhe qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095″ thuhet në njoftim.
Një ditë më parë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, paralajmëruan qytetarët që të planifikojnë udhëtimet dhe të shmangin pritjet potenciale.
Partia e Re Demokratike pati paralajmëruar protestë kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për të zbatuar Ligjin për të huajt dhe atë për automjete./Periskopi
Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë
