U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe në një lokal. Kjo video e tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pati raportime se ai është vrarë.

Në video, Netanyahu shihet teksa blen kafen dhe e shijon dhe thotë se ai “po vdes për kafe”. Një replikë e Netanyahut ndaj kërcënimeve me vrasje duke ironizuar se ai momentalisht të vetmen gjë për të cilën po vdes, është për kafe. Ai gjithasht shkruan bashkëngjitur me pamjet: Ata thonë se unë jam çfarë? Shiko.

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se do ta “ndjekë dhe do të vrasë” kryeministrin e izraelit. Mungeasa e kryeministrit në Mbledhjen e Këshillit Ushtarak të Izraelit nxiti dhe më shumë spekulimet për kërcënimin iranian.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti