I bleu armët në vitet 2023 dhe 2025, del fotoja e Cole Allen me armë në dhomën e hotelit para atentatit ndaj Trump

I bleu armët në vitet 2023 dhe 2025, del fotoja e Cole Allen me armë në dhomën e hotelit para atentatit ndaj Trump

Është zbuluar një foto e autorit të atentatit ndaj presidentit të SHBA Donad Trump, vetëm 30 minuta para ngjarjes, në një dhomë hoteli.

31-vjeçari Cole Thomas Allen nga Kalifornia akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa prokurorët federalë kanë zbardhur detaje të reja nga hetimi.

Sipas dokumenteve të gjykatës, i dyshuari, Cole Thomas Allen, kishte bërë një selfie në dhomën e tij në hotelin Ëashington Hilton rreth 30 minuta para se të përpiqej të futej me forcë në eventin e së shtunës në mbrëmje.

Fotografia, e përfshirë në dokumentet e arrestimit, e tregon Allen të veshur me rroba të zeza dhe një kravatë të kuqe, ndërsa mbante një çantë që përputhej me atë ku më vonë u gjetën municione.

Sipas prokurorëve, ai kishte gjithashtu me vete një këllëf për armë, një thikë dhe mjete si pinca dhe prerëse teli.

Autoritetet publikuan edhe imazhe të armëve dhe pajisjeve që ai dyshohet se mbante, duke kërkuar që ai të mbahet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht.

Sipas hetimeve, Allen dyshohet se kishte blerë armë në vitet 2023 dhe 2025. Zyrtarët që analizuan pajisjet e tij elektronike dhe komunikimet besojnë se objektivi i tij nuk ishte vetëm presidenti, por edhe anëtarë të administratës që merrnin pjesë në event.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm, Todd Blanch, deklaroi për NBC Neës se “ai duket se synonte njerëz që punojnë në qeveri, ndoshta edhe presidentin”.

Sipas autoriteteve, i dyshuari kishte udhëtuar me tren nga Los Angeles drejt Çikagos dhe më pas në Uashington, duke planifikuar sulmin.

Kapsula Orion e Artemis II kthehet në Florida pas fluturimit historik rreth Hënës
Një agjent i FBI bëri të ditur në deklaratën me betim se Allen kishte rezervuar që më 6 prill një qëndrim prej tre netësh në hotelin ku zhvillohej eventi.

Hetuesit dyshojnë se ai ishte në dijeni të pjesëmarrjes së Trump, pasi presidenti kishte njoftuar më herët në Truth Social se do të merrte pjesë në darkë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti