Kamioni i rrokullisur, pamje nga vendi ku një punëtor humbi jetën në Gjakovë(VIDEO)

Kamioni i rrokullisur, pamje nga vendi ku një punëtor humbi jetën në Gjakovë(VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.

Shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka rrëshqitur, teksa aksidenti rezultoi tragjik për një punëtor.

“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të” ka deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti