Vesa Mehmetaj shpallet Kampione e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkocë

Vesa Mehmetaj shpallet Kampione e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkocë

Në Zllakuqan të Klinës është mbajtur Kampionati i Kosovës në Not 50 metra s, më 25 dhe 26 qershor, raporton Periskopi.

Suksesin më të madh e pati notarja nga Istogu, Vesa Mehmetaj, e cila në disiplinën 50 metra bretkocë u shpall kampione e Kosovës në grupmoshat 2010 dhe 2011.

Mehmetaj, në 100 metra bretkocë u rendit në vendin e 3-të dhe në 200 metra bretkocë u rendit në vendin e 3-të.

Gjithashtu, edhe Lira Kastrati zuri vendin e 2-të dhe Lirika Dragaj vendin e 3-të në 100 metra bretkocë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti