SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

Organizata private e ndihmave Gaza Humanitarian Foundation, e cila mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli, kritikohet se veprimet e saj për shpërndarjen e ndihmave janë shoqëruar me skena kaotike dhe vdekje.

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza. “Ne kemi miratuar 30 milionë dollarë fonde për Fondacionin Humanitar të Gazës (Gaza Humanitarian Foundation)”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së. “Dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në dhe punën e saj vendimtare.”

Objekt kritikash

Veprimtaria e organizatës GHF, e cila vepron në Rripin e Gazës, është objekt diskutimesh dhe debatesh. Organizata e ndihmës GHF mbështetet  nga SHBA-ja dhe Izraeli. Në maj 2025 GHF filloi punën e saj në Rripin e Gazës, ku ka hapur katër qendra shpërndarjeje ndihmash në jug dhe në qendër të territoreve palestineze.

Grup palestinësh me thasë në kurriz me ndihma  nga SHBA-ja
Palestinë me thasë me ndihma nga SHBA-jaFotografi: Saeed M. M. T. Jaras/Anadolu/picture alliance

Mungesë neutraliteti

Organizata private e ndihmave GHF është kritikuar nga OKB-ja dhe organizatat e ndihmave humanitare për përpjekjet e saj për të rindërtuar një sistem shpërndarjeje ndihmash, i cili ekziston prej kohësh dhe probleme me neutralitetin. Kurse SHBA thotë se rrugët dhe shpërndarësit tradicionalë të ndihmave në Gazë janë kompromentuar nga Hamasi. GHF kritikohet po ashtu se puna e saj për shpërndarjen e ndihmave, është shoqëruar me skena kaotike dhe vdekje.

Në fillim të marsit Izraeli vendosi një bllokadë mbi ndihmat humanitare për Rripin e Gazës për shkak të bisedimeve për armëpushim që kishin ngecur. Bllokada u hoq pjesërisht vetëm në fund të muajit maj. /DW/ Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti