Haradinaj: Ftesa e Kurtit është dashur të jetë për sot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë kërkuar një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për të kaluar në votim të hapur.
“Kemi rënë dakord me nënkryetaren Kadrijaj që të kërkojmë një konsultë me kryesuesin e Kuvendit siç e dini kryetari i Vetëvendosjes ka kërkuar një konsultë për nesër, por ne nuk guxojmë me u sjellë me të vjetrën në këtë seancë sepse do ta vazhdonim praktikën thuajse se s’ka ndodhur kurrgjë e ne do t’i kërkojmë një konsultë Deharit në mënyrë që ta diskutojmë mundësinë e kthimit të votës së hapur dhe njëkohësisht dakordimit për kandidat”.
Ndërkaq, për ftesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për nesër, Haradinaj tha se është dashur të jetë për sot.
“Para se të fillojë ai skenar i ditur duhet të ndodhë konsulta përpara për të mos hyrë në ciklin e gabuar. Është ide e mirë ftesa për nesër për ne duhet ta gjejmë një zgjidhje tani. Ftesa e Kurtit është dashur të jetë për sot”./Periskopi/