Vdes një burrë nga Suhareka, dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur në QKUK pasi dyshohet se më 18 qershor u rrëzua në vendin e tij të punës.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Me datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML” – thuhet në raport./Periskopi/