Aktualisht, 26-vjeçari po punon individualisht për të rikuperuar plotësisht dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri – megjithatë ende nuk dihet ku do ta nisë atë.
Edhe pse vlera e tij në treg ka rënë për shkak të situatës kontraktuale dhe mungesës së garancive për formën fizike, interesimi nuk mungon.
Napoli dhe Atalanta janë dy nga klubet që e kanë në radar në Itali, ndërsa për Zhegrovën është përmendur edhe një transferim i mundshëm në Bundesligë, me RB Leipzigun si një ndër opsionet më të përfolura, raporton Telegrafi, transmeton Periksopi.
Zhegrova e kishte informuar Lille qysh në shkurt se nuk do ta rinovonte kontratën, duke e bërë të qartë synimin për një ndryshim këtë verë.
Ai pati një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë, me paraqitje mbresëlënëse edhe në Ligën e Kampionëve.
Tashmë mbetet të shihet se cili klub do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin kreativ nga Kosova. /Periskopi/