Google njofton se tani mund të shihni se si dukej rruga juaj më parë

Google njofton se tani mund të shihni se si dukej rruga juaj më parë

Google njoftoi sot se funksioni i pamjes historike të rrugëve në hartë është tani i disponueshëm në platformën Google Earth.

Siç raporton Tech Crunch, ky opsion më parë ishte i disponueshëm ekskluzivisht përmes Google Maps, dhe funksionaliteti i ri u lejon përdoruesve të “udhëtojnë virtualisht nëpër kohë” në Google Earth – nga rruga ose nga një pamje e lartë.

Kjo risi u prezantua me rastin e 20-vjetorit të Google Earth, i cili u lansua në vitin 2005 dhe regjistroi 100 milionë shkarkime në javën e parë, transmeton Telegrafi.

Siç u tha, vitin e kaluar rrjetet sociale u përmbytën me trendin e përdoruesve që kërkonin pamje të vjetra të lagjeve, shtëpive dhe kafeneve të tyre përmes Google Maps, dhe tani i njëjti funksionalitet do të jetë i disponueshëm në aplikacionin Earth.

Google njoftoi gjithashtu mjete të reja të destinuara për përdoruesit profesionistë në SHBA, të cilat, me ndihmën e inteligjencës artificiale, ofrojnë informacion mbi gjendjen e planetit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti