Igli Tare e pranon se po negociojnë shitjen e Theo Hernandez

Igli Tare e pranon se po negociojnë shitjen e Theo Hernandez

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se Theo Hernandez është i prirur të nisë një aventurë të re me Al Hilal.

Klubi italian po punon për të gjetur një marrëveshje të përshtatshme për të gjitha palët.

“Theo dëshiron të provojë një kapitull të ri dhe ne po negociojmë, por ende nuk është nënshkruar asgjë” deklaroi Tare për mediat italiane. Ai theksoi se lojtari ka shprehur qartë dëshirën për një sfidë të re, përcjell telegrafi.

Mbrojtësi i majtë francez, 27 vjeç në sezonin e fundit ka shënuar me 6 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 41 paraqitje zyrtare.

Performanca e tij ka tërhequr interes nga Al Hilal dhe skuadra të tjera të Ligës Profesionale Saudite.

Theo Hernandez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026. Klubi po përpiqet të gjejë ekuilibrin mes ambicieve të lojtarit dhe nevojave të skuadrës./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti