Vendimi i Kushtetueses/ Aktivizohet Kurti, fton në takim të gjitha partitë politike: Konstituimi i Kuvnedit është obligim i të gjithëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe deputeti Albin Kurti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thirrur në takim krerët e partive politike për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, raporton Periskopi.
Kurti, përmes një statusi të publikuar një orë para mbajtjes së seancës së 38-të me radhë, tha se ‘konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”.
Postimi i plotë:
Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit.