I pandehuri ndodhet aktualisht nën masën e paraburgimit, ndërsa Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin dhe përkushtimin për të zbardhur të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për të sjellë drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, dhe për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike./Periskopi/