Mbappé padit PSG për ngacmim moral dhe kërkon 55 milionë euro

Kylian Mbappé ka depozituar një padi kundër ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain (PSG), duke e akuzuar për ngacmim moral dhe duke kërkuar kompensim prej 55 milionë eurosh.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga avokatët e tij, sulmuesi i Real Madrid akuzon klubin për përdorimin e një taktike të njohur si “lofting” — izolimin dhe detyrimin për stërvitje me ekipin rezervë, për të ushtruar presion për rinovimin e kontratës gjatë verës 2023.
Mbappé u largua nga PSG verën e kaluar pas një karriere shtatëvjeçare, gjatë së cilës u bë golashënuesi më i mirë i klubit me 256 gola. Ndërkohë, marrëdhënia mes tij dhe PSG-së u përkeqësua gjatë sezonit të fundit, me përjashtime nga stërvitjet dhe refuzim të ofertave të mëdha nga skuadra të tjera.
Padia shënon një kapitull të ri në konfliktin mes yllit francez dhe klubit parisien, duke pasqyruar tensionet e thella të ndodhura pas vendimit të Mbappé për të mos aktivizuar opsionin për vitin shtesë të kontratës dhe trajtimin që ai pretendon se iu bë në verë./Periskopi/