Dalja nga ngërçi, partitë takohen pas aktgjykimit të Kushtetueses

Dalja nga ngërçi, partitë takohen pas aktgjykimit të Kushtetueses

Nga ora 16:00 pritet që të mbahet takimi i përbashkët mes partive politike, i thirrur nga kryeministri në largim, Albin Kurti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka obliguar subjektet politike që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës jo më vonë se pas 30 ditëve.

Kurti në një shkrim në rrjetin social Facebook konfirmoi se u është drejtuar partive politike.

“Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit” – tha ai.

Nuk dihet se cilat do të jenë kërkesat apo qëndrimet e këtij të fundit, megjithatë, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar tashmë partitë politike./Periskopi/

Konstituimi i Kuvendit: Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Kurtin

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti