Milot Rashica rikthehet në stërvitje me Besiktasin

Milot Rashica rikthehet në stërvitje me Besiktasin

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është rikthyer në stërvitje me skuadrën turke Besiktas, duke filluar përgatitjet për sezonin 2025/2026.

Pas një pushimi të shkurtër që e kaloi në Kosovë dhe në bregdet, Rashica tashmë është plotësisht i fokusuar te ekipi i tij, me synimin që të jetë në formë optimale për ndeshjet miqësore që do të zhvillohen gjatë muajit korrik.

Mesfushori ofensiv u pa i motivuar dhe energjik në seancat e para stërvitore, ndërsa drejtuesit e klubit kanë pritshmëri të larta për paraqitjet e tij në sezonin e ardhshëm./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti