Chelsea siguron vend në gjysmëfinale të Kupës EFL

Chelsea e ka siguruar vendin në gjysmëfinale të Kupës EFL të martën mbrëma, pas fitores shumë të vështirë ndaj Cardiff Cityt në udhëtim.
Chelsea fitoi 3:1 me dy gola të Alejandro Garnachos dhe një të Pedro Netos.
Për vendësit realizoi David Turnbull.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Kundërshtarin e gjysmëfinales, Chelsea do ta mësojë të mërkurën./Periskopi/
