Zbulohet shpërblimi i FIFA`s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

Zbulohet shpërblimi i FIFA`s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

“Dardanët” do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026 me shpresën që të kapërcejnë Sllovakinë e më pas fituesen e çiftit Turqi-Rumani, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë.

Por paralelisht me prestigjin e një evenimenti të tillë, për Kosovën do të ketë edhe një premio të majme në lojë. Një premio që vjen direkt nga FIFA e cila ka zbuluar se ka rritur shifrën që do t’u paguajë të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha të Katarit me rastin e finales së Kupës Interkontinentale, ka miratuar një pagesë rekord prej 10 milionë eurosh për çdo ekip i cili merr pjesë në Botërorin 2026. Kjo është shifra më e lartë e akorduar ndonjëherë për ekipet përfaqësuese në një kompeticion të tillë, ku janë rritur edhe shpërblimet për çdo fazë që kalohet në turne, për të arritur deri në 50 milionë euro më shumë që do të përfitojë skuadra e cila shpallet Kampione Bote, raporton Indeksonline, transmeton Periskopi.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti