“Kam ëndërruar të jem aty ku jam, në një klub të madh. Të gjithë e dinë sa shumë doja të bashkohesha me Milanin. Club Brugge kishte shumë kontakte me klube të tjera, por unë kisha ide të qarta dhe e shihja veten vetëm me fanellën e Rossonerëve”.

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka qenë mesfushor qendror gjatë karrierës së tij si lojtar, në të njëjtin rol si Jashari.

“E di, ai ishte një numër 10, dhe kjo është arsyeja pse them se mund të më ndihmojë shumë. Trajneri është i rëndësishëm, ai është gjithmonë pranë nesh. Të kesh dikë si ai u jep besim individëve dhe dhomës së zhveshjes. Ai është thelbësor për suksesin tonë: ai ka përvojë dhe ka punuar me lojtarë të jashtëzakonshëm. Mund të mësoj shumë nga dikush si ai”, shtoi shqiptari.

“Të luash me të [Modricin] është e jashtëzakonshme për të gjithë, jo vetëm për mua. Unë luaj në të njëjtën pozicion me të dhe mund të mësoj shumë: ai ka aftësi të jashtëzakonshme teknike, por edhe një personalitet fantastik, gjë që duket në mënyrën se si u afrohet lojtarëve”.

“Nuk mund ta imitosh sepse secili ka cilësitë dhe karakteristikat e veta fizike, por prapëseprapë mund të mësosh diçka nga kampionë si ai dhe Modric dhe të bëhesh më i kompletuar”, përfundoi Jashari.