Beqa nga Gjakova: Punëtoret e sektorit të shëndetësisë janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh

Beqa nga Gjakova: Punëtoret e sektorit të shëndetësisë janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh

Kandidati për deputet nga PDK, Hajdar Beqa ka takuar sot punëtoret e sektorit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, për të cilat tha se janë shtlla e kujdesi dhe humanizmit.

Beqa tha se ato janë “bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh më 28 dhjetor për një të ardhme më të drejtë me Bedri Hamzën kryeministër”.

 

Postimi i plotë:

Këto gra të jashtëzakonshme, punëtore të sektorit të shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, kanë një mision të shenjtë, ta japin veten çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Me përkushtim, sakrificë dhe zemër të madhe, ato janë shtylla e kujdesit dhe humanizmit. Sot, si asnjëherë më parë, janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh më 28 dhjetor për një të ardhme më të drejtë me Bedri Hamzën kryeministër.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti