Arrestohet 58-vjeçari që ishte në kërkim, e plagosi një vajzë të mitur ditë më parë në Vushtrri

Arrestohet 58-vjeçari që ishte në kërkim, e plagosi një vajzë të mitur ditë më parë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka lajmëruar se e ka arrestuar 58-vjeçari që ishte në kërkim për dyshimin e kryrjes së veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari ditë më parë kishte shtënë me armë në drejtim të një familjeje dhe për pasojë kishte mbetur e plagosur një vajzë e mitur, transmeton Periskopi.

Pas aktit i dyshuari ishte arratisur.

Prokurori i ka caktuar 58-vjeçarit masën e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Arrestohet personi në kërkim për dyshimin e kryerjes së veprës penale-Vrasje e rëndë në tentativë

Vushtrri, 19 dhjetor 2025

Me datën 27.11.2025, në Stacionin Policor Vushtrri ishte raportuar për një rast ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të ankuesit dhe në atë rast lëndime kishte pësuar një anëtare e familjes së ankuesit, e moshës së mitur.

Njësitet policore ishin përgjigjur në atë rast, ku kishin lokalizuar vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendngjarjes kishin gjetur dy gëzhoja e gjithashtu në vendbanimin e të dyshuarit kishin gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë e cila dyshohej se ishte përdorur në atë rast si dhe 14 fishekë. Rasti ishte iniciuar ,,Vrasje e rëndë në tentativë”.

Pas veprimeve intensive, sot me datën 19.12.2025, hetuesit policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit dhe procedurave tjera, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ne kohëzgjatje prej 48 orëve.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti