“Është e vdekur”, Bes Kallaku i prekur pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj e konsideron tashmë si një të shkuar që ka vdekur. Ai ka deklaruar se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht tek e tashmja.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, – u shpreh Kallaku. Që nga ndarja me Xhensilën, Besi dha intervistën e tij të parë për Grida Dumën. Por veç atyre që aktori tha i prekur, fansat në rrjet dukeshin të shqetësuar për gjendjen e tij. Të shumta kanë qenë komentet në rrjetë që janë shprehur se Besi gjendet në një moment të vështirë si emocional, ashtu edhe fizik.
“Shiko si i dridhen duart”, “Ti more djalë ke nevojë për ndihmë”, ishin vetëm disa nga komentet më të shpeshta që gjendeshin, poshtë videove të këngëtarit. Besi foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.
“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse iu kam dhënë dorën, iu kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi dhe sa ‘miq’ armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?”, – tha ai në podkastin e Grida Dumës.
Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë. Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen. Në një postim të shkurtër të ndarë në ‘story’ në “Instagram”, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër, nuk kanë nevojë për shpjegime.
“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin”, – shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.
Ky reagim vjen në një moment kur aktori Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese, duke treguar se pas humorit që e ka shoqëruar për vite me radhë, fshihet një njeri që aktualisht po kalon një moment të vështirë në jetën e tij.
