Tahiri: Vetëm bashkë mund t’i ulim çmimet ushqimore dhe të energjisë, Bedri Hamza është zgjidhja e duhur

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 110, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kostoja e jetesës në Kosovë është bërë e papërballueshme për shumë familje, duke theksuar se vetëm përmes bashkimit qytetar mund të ulen çmimet e produkteve ushqimore dhe të energjisë elektrike.
“Vetëm bashkë mund t’i ulim çmimet e produkteve ushqimore, të energjisë elektrike dhe t’i japim lehtësim të prekshëm familjeve tona,” ka thënë Tahiri, duke shtuar se qytetarët tashmë janë bashkuar rreth shpresës për ndryshim, gjë që u pa në Viti, Gjilan, Klinë dhe Pejë.
Sipas tij, Bedri Hamza është njeriu i duhur për ta nxjerrë Kosovën nga situata aktuale dhe për ta çuar përpara me stabilitet dhe mirëqenie./Periskopi/
