Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara (VIDEO)

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, vetëm bashkë fitojmë dhe ecim përpara (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video-mesazh në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke bërë thirrje për bashkim qytetar dhe tejkalim të përçarjeve politike.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga krizat e vazhdueshme dhe ndarjet politike, të cilat sipas tij kanë dëmtuar shoqërinë dhe shtetin.

“A nuk jeni lodhur ende nga përçarjet dhe krizat? Unë po! Sepse kur jemi të ndarë, humbim të gjithë. Humb qytetari. Humb shteti. Humb Kosova,” deklaron Hamza.

Ai nënvizon se nuk beson në një politikë që përçan, por në një qasje bashkuese që forcon vendin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Unë nuk besoj në politikë që përçan. Unë besoj në bashkim. Sepse vetëm bashkë jemi më të fortë. Vetëm bashkë fitojmë,” shprehet ai.

Në përmbyllje të mesazhit, Hamza u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen vizionit të tij për një Kosovë më të qëndrueshme dhe më të zhvilluar.

“Ju ftoj të më bashkoheni për ta çuar Kosovën përpara,” përfundon Hamza. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti