Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë startues te skuadra e Juventusit në ndeshjen ndaj Pisas, shkruan të hënën “Ilbianconero”.
Juve të shtunën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Pisa, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A.
Zhegrova mund ta zëvendësojë portugezin Francisco Conceiçao në krahun e djathtë të sulmit.
Conceiçao u lëndua të shtunën në derbin ndaj Romës dhe pritet të mungojë ndaj Pisas. Conceiçao shënoi gol në fitoren 2:1 të Juves ndaj Romës.
23-vjeçari Conceiçao u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 61-të dhe në vend të tij u inkuadrua Zhegrova, që kishte paraqitje pozitive në fazën ofenzive ndaj Romës.
Zhegrova në kampionatin italian ende nuk ka paraqitje nga minuta e parë. Një paraqitje si startues e ka ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.
Në total këtë edicion ka luajtur vetëm 174 minuta./Periskopi/
